Protestave të shqiptarëve të Shkupit jane bashkangjitur edhe kryeqytetet shqiptare, Tirana dhe Prishtina.
Përmes njoftimeve në Facebook, është lajmëruar se protesta do të nisë të martën në orën 18:00 te Piramida ndërsa në Prishtinë vendtakimi në të njëjtën kohë tek shtatorja e Skenderbeut.
Protestuesit kanë lajmëruar se do të protestojnë përpara ambasadës maqedonase në Tiranë dhe Prishtinë, për dhunën që po ushtrohet nga Policia e Maqedonisë.