Komisioneri Evropian për zgjerim, Stefan Fule, para Komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, insistoi që marrëveshja e 1 Marsit mes partive politike, të zbatohet e tërë, për t’u zbardhur ngjarjet e 24 dhjetorit, raporton MIA.
Fule pret që Komisioni i formuar në bazë të marrëveshjes së marsit të këtij viti, t’i kryen të gjitha punët.
Kur Stefan Fule filloi të flasë për perspektivat evropiane të Maqedonisë, lapsusi i tij shkaktoi të qeshura tek të pranishmit në mbledhjen e Komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, pasi që ai, në vend se të thotë “Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë”, gaboi dhe tha: “Ish-republika Jugosllave e Jugosllavisë”, para se ta përmirësojë gabimin.
“Mendojë se koha është që të bëjmë diçka në lidhje me emrin. Koha është për këtë, është koha për këtë”, tha Fule.