Site icon PORTALB

Shqiptarët e Zvicrës injoruan himnin zviceran, Adnani dorën në zemër për atë belg (Video)

Adnani dorën në zemër për Belgjikën

Adnani dorën në zemër për Belgjikën

Përderisa pesë futbollistët shqiptarë të Përfaqësueses së Zvicrës nuk e kënduan asnjë herë himnin zviceran, Adnan Januzaj asnjëherë nuk harroi ta vendoste dorën në zemër për himnin belg.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami e Admir Mehmedi, ndonëse u paraqitën në fanellën e Zvicrës në Brazili 2014, nuk e kënduan në asnjë ndeshje himnin zviceran.

Madje, për një gjë të tillë ata morën mjaft kritika, por siç e sqaroi edhe Valoni, për ta është e mjaftueshme që ta japin maksimumin në fushë dhe asgjë tjetër.

Gjithsesi, një shqiptar tjetër nuk e ka problem që të përshtatet me kulturën dhe zakonet e një vendi tjetër.

Adnan Januzaj sa herë u këndua himni belg nuk përtoi dhe nuk harroi ta vinte dorën e tij në zemër, për ta bërë me dije se po e ndjen atë sikurse bashkëlojtarët e tjerë belg.

Gjithsesi, përkundër ‘ndjesisë’ së Adnanit për himnin belg, ai nuk fitoi më shumë se një ndeshje në Botërorin e Brazilit, atë ndaj Koresë së Jugut./Express

Exit mobile version