Shtrenjtimet na ngarkuan edhe 4.000 denarë në vit

Shtrenjtimet e rrymës për 3,4 përqind, të derivateve të naftës për 2 denarë dhe të cigareve do ta ngarkojë edhe më tepër buxhetin familjar me më se 300 denarë në muaj. Kjo rritje e çmimeve do ti shtrenjtojë mjaft edhe kostot tjera dhe do ta zgjidhë spiralën inflatore.

Sasho Petrov, punëtor konfeksioni nga Shtipi me moskënaqësi i pranon vendimet e reja për shtrenjtimin e naftës, rrymës dhe cigareve. Kjo edhe më tepër do ta ngarkojë buxhetin e hollë familjar „tekstilo-pensionist.

„Unë dhe gruaja ime punojmë në konfeksion dhe marrim rrogë nga 10.000 denarë. Nëna ime merr 6.000 denarë pension, dhe nuk mund të dalim në fund. Kemi 26.000 denarë në muaj, të paguajmë faturat, të ushqehemi dhe atë hollë, shumë hollë. Gjithë ditën jam me stilolapsin në dorë dhe nuk e di nga të gjej para plotësuese për mbulimin e këtyre harxhimeve  “, thotëPetrov.

Ja matematika e tij :

Shtrenjtimi i rrymës 3,4% (llogaria mujore 2.500 denarë) ………………        90 denarë

Shtrenjtimi i karburanteve 2 denarë për litër  (50 l në muaj) ………….      100 denarë

Shtrenjtimi i cigareve 4 denarë për pako (për 40 pako në muaj) …………..       160 denarë

Shtrenjtimi për muaj……………………………………………………………..      350 denarë

Shtrenjtimi vjetor……………………………………………………….  4.200 denarë

 

Fatin e Petrovit e ndajnë rreth 400.000 familjenë Маqedoni. Ata nuk dijnë se si do të dalin në krye me gjithë rritjet e çmimeve.

Каterina R, pronare e shitores në Maqedoninë lindore, thotë se qytetarët reagojnë se është shumë shtrenjtë, ndërsa si do ti pranojnë rritjet e reja të çmimeve, nuk e di as vetë.

Në shitoren time, brendet më të shitura të cigareve janë ata të Maqedonisë, çmimi i të cilëve është 50 deri 60 denarë. Këto cigare do të shtrenjtohen për 4 denarë, që nuk është pak. Ende nuk i kemi rritur çmimet e cigareve, kemi rezerva nga të vjetrat andaj nuk kemi reaksione nga konsumatorët. Pres që njerëzit të reagojnë sepse rritja e çmimit është gati 10% dhe kjo do ti prekë më shumë qytetarët e varfër “ thotë Katerina.

Për ekonomistët, rritja e çmimeve nënkupton varfërim të qytetarëve dhe pasurim të korporatave edhe ashtu të pasura, thotë  Gligor Ivanovski, pronar i zyrës së kontabilitetit dhe konsultimeve.

 

Tërheqje e spiralës inflatore

Njohësit e situatës në vend presin se shtrenjtimet e fundit do ta tërheqin spiralën inflatore lartë.

Për Ivanovskin, sigurisht do të ketë korrigjime edhe të çmimeve të prodhimeve tjera, dhe me këtë edhe tërheqjen e spiralës inflatore lartë.

Vetë fakti që derivatet e naftës dhe rryma janë elementi kryesor në të gjitha prodhimet, rritja e çmimeve të këtyre prodhimeve do të bëjë presion të fuqishëm për shtrenjtimin e gjithë prodhimeve të tjera , thotëIvanovski.

 

Ai shton se disa kompani fillimisht do të lëkunden për shtrenjtimin e disa produkteve, por në afat të gjatë sigurisht që do ti rrisin çmimet.

Vlerësimet e Ivanovskit i vërteton edhe Nikolla Malinov, pronar i furrës „Sokaku i Shtipit“.  Ai thotë se bukën e shesin nga 25 denarë, por disa furra më të mëdha menjëherë kanë reaguar me rritjen e çmimeve për 2 denarë.

„Еnergjentët kanë pjesëmarrje të madhe gjatë prodhimit dhe shpërndarjes së bukës. Rritja e çmimit të rrymës dhe naftës na prek drejtpërdrejtë. Sa për fillim nuk do ti rrisim çmimet, por sigurisht se kjo do të bëjë presion për shtrenjtim në të ardhmen , shton Malinov.

Pasiguria ndjehet edhe te Dragan Jovanovski, taksist nga Shkupi.

Tash për tash nuk do to shtrenjtojmë shërbimet e taksit, por nëse çmimet vazhdojnë të rriten kështu, me siguri do të kërkojmë korrigjim sepse karburanti është pjesa më e lartë në shërbimin e taksit “, ankohet Jovanovski.

Mbetën të paqarta kostot nga Komisioni Rregullator

Mënyra se si u arsyetua shtrenjtimi i energjentëve shkakton pakënaqësi plotësuese. Njohësit e situatës dyshojnë se rritja është e arsyeshme.

Për Ivanovskin, arsyetimi shterp i Komisionit rregullator për shtrenjtimin e rrymës shkakton huti dhe dyshim te qytetarët.

„Do të ishte korrekte që para qytetarëve të spjegohet cilat janë ata harxhime. A ka ndikim në këto harxhime rritja tejmase e punësimit në ndërmarrjet publike gjatë zgjedhjeve. A ka harxhime joracionale në punën e tyre? Me këtë arsyetim të Komisionit rregullator për energjetikë, jemi të detyruar ta pranojmë vetëm qëndrimin e tyre, pa pasur qasje cilat janë këta harxhime, për sa janë rritur ata, a janë reale këto rritje. Ekonomikisht, kjo rritje prej 3.4% e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët nuk është qartësuar deri në fund  “, thotë Ivanovski.

Ai shton se për karburantet, çmimi varet nga lëvizja e çmimit të naftës në burzat botërore ose lëkundja e proporcionit dollar- euro, ku ne si shtet nuk mund të ndikojmë. Por, në çmimin e energjisë elektrike mund të ndikojmë edhe atë shumë.

Nga Komisioni rregullator për energjetikënuk morrëm përgjigje edhe përkundër përpjekjeve që të marrim kontakt me përgjegjësit..

Me dyshime për arsyeshmërinë e rritjes së çmimit të rrymës doli edhe LSDM-ja opozitare. Kjo parti vlerëson se zvogëlimi i prodhimtarisë së energjisë elektrike dhe remontimet e dobëta janë shkaku i vërtetë për rritjen e importit të rrymës, e cila në vend hyn me çmime më të larta./ INBOX7

Lajme të ngjashme

Back to top button