Site icon PORTALB

DITA 9: FILLONI NË SYFYR – VAZHDIM

Lutje

Lutje

Më poshtë janë përgjigjet e pyetjeve të zakonshme rreth kësaj teknike:

PYETJA: ÇFARË NUK SHKON ME FJETJEN PAS SYFYRIT?

Përgjigjja: Nëse jeni befasuar përse gjatë ditëve të Ramazanit jeni shumë i lodhur dhe nuk ndiheni në disponim kur ndodheni në punë/shkollë, kjo mund të jetë përgjigja e duhur për ju. Përpiquni të qëndroni zgjuar pas syfyrit për disa ditë dhe do të kuptoni dallimin ndërmjet qëndrimit tuaj dhe nive­ leve të produktivitetit.

PYETJA: MOS DONI TË THONI QË NUK DUHET TË FLEMË NGA SYFYRI DERISA TË VIJË NATA, PAVARSISHT ÇDO GJËJE?

Përgjigjja: Sigurisht që jo! Kështu do konsiderohesha­ vrasës! Ajo çfarë unë dua të them është, se duhet­ të qëndrojmë zgjuar minimumi 3 orë pas syfyrit, për të falur Sabahun, lexuar Kur’an dhe për të bërë 1-3 detyra të rëndësishme ditore. Pastaj, ju “lejohet”­ të flini apo të bëni një gjumë të lehtë për t’u përgatitur përpara se të shkoni në punë/shkollë, ose mund të dremisni para ose pas drekës.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Exit mobile version