Site icon PORTALB

Maturantë, përkUSHTojuni së ardhmes

Bujar Islami

Bujar Islami

Kur të gjithë bashkëmoshatarët e mi merren me çështje më të mëdha, me çështje që kanë të bëjnë me fatin e kombit tim, me gjendjen aktuale të popullit tim si dhe për gjendjen e mjerueshme politike, unë Sot në shenjë falenderimi për diturinë që po e thith vendosa të shkruaj për një Universitet të Shqiptarëve këtu në Maqedoni, i cili paraqet zgjidhjen e të gjithave atyre problemeve që e kanë marrë popullin  nëpër këmbë, e i cili shërben si drita që do e ndriçojë rrugën e kombit tonë.

Unë një student i ri i etur për dije e dituri, që në çdo hap na rrethojnë e që ndjek studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Një i ri si Unë, para se gjithash si Student që bredh për dije në një udhëkryq të errët, me shpresë që ardhmëria ime të më ndriçohet vetëm nga drita e diturisë e cila burimin e ka vetëm nga USHT-ja.

Po, nga ajo USHT e cila ka personelin dhe kuadron ndër më të zgjedhurit dhe ndër më të mirët në Trojet Shqiptare. Profesorët më eminentë dhe më në zë që ligjërojnë nëpër Universitete si ato të Shkupit, Prishtinës, Tiranës. Po, nga ajo USHT që i kanë të njejtat tekste univerzstare si të atyre Universiteteve tjera, e kurse librat që nuk ndryshojnë aspak nga ato ku mësojnë kolegët tanë në Shkup, Tiranë apo Prishtinë, librat të cilat nuk janë të shkruara rrugëve apo nga njerëz prej Marsi, por janë po ata libra e tekste nga të cilat mësojnë kolegët tanë gjithandej!

Po sidoqoftë duke qenë pjesë e këtij kopshti të diutirsë po i jap pak të drejtë vetes sime tu drejtohem të gjithë Maturantëve, atyre që me Ëndërra të shumta e plane pa fund për një të ardhme më të ndritshme, gjegjësisht theks më të veçantë po ju vë atyre që duan të vazhdojnë Studimet në Shkencat Mjekësore, pasi që pikërisht në atë degë bëj pjesë dhe unë. Andaj duke qenë pjesë e kësaj familje  desha t’u drejtohem gjithë juve me disa fjalë për nja dy tre gjëra më shumë se sa keni dëgjuar për Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, andaj me pak fjalë e me një seriozitet skajshmmërisht të madh po ju them:
“Të nderuar Maturantë, kandili ndriçues i këtij populli, e di që në momentin më pak të përshtatshëm e marrim vendimin më të rëndësishëm të jetës tonë – pra zgjedhjen e profesionit, i cili do na ndjek gjithë jetën.

Atëherë para se të merrni Fluturimin për ardhmërinë tuaj, ju sugjeroj të zgjedhni Aeroplanin më të sigurtë, me paisjet e teknologjisë së fundit në vendin tonë, me Pilotët që kanë përvojë shumëvjeçare, Aeroplan që mban  emrin “USHT”.

Maturantë, e di që s’keni dëgjuar, shumë fjalë të mira, metaforikisht për këtë Aeroplan, e di që nëpër mediat u përhapin propaganda në lidhje me Universitetin Shtetëror të Tetovës, gjoja se është i radhitur në vendin e dhjetë sipas Listave të Shangait, fakt i cili  nuk është i vërtetë, por që paraqet një politikë antishqiptare me qëllim që Universiteti të dështojë, që t’i bindin Shqiptarët e Maqedonisë  dhe t’u thonë: “Ja ne Shqiptarëve u dhamë një Universitet por ata nuk dijnë ta menaxhojnë! “  

Jo të nderuar, USHT-ja po funksionon dhe  po shkon drejt zhvillimeve, pikërisht para dy viteve u përurua godina e re e Universitetit, e që është njëra ndër godinat më të mira dhe më bashkëkohore në rajon,kurse që tre vjet enkaspër Fakultetin e Mjekësisë u ndërtua edhe një ndërtesë katër katëshe, me amfiteatro moderne, ngjitur me të cilën ndodhet qendra diagnostike urgjente më modernja në Ballkan, me aparaturat më të sofistikuara (e cila sa përfundoi këtë vit); si dhe çdo vit laboratorët rikonstruktohen, pajisen me aparaturat më të reja që janë në shërbim të studentëve.

– Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore me ndihmën e Parlamentit Studentor të USHT-së dhe bizneseve pikërisht nga qytetit i Tetovës, nga viti në vit shënojnë aktivitete të tipit “shëndet publik (public health)”, ditët botërore të shëndetësisë siç janë:
Dita Botërore e Zemrës, Dita Botërore e Diabetit, Dita Botërore kundër SIDA-s, Dita Botërore e Shëndetësise, Dita Botërore kundër Duhanit, e shumë aktivitete tjera të cilat e bëjnë Fakultetin e Mjekësië pranë USHT-së, lider për nga ana e manifestimit të këtyre ditëve.

 – Mos harrojmë ta lëmë anash pa i përmendur dhe marrëveshjet që ka USHT me Universitetet nga Turqia, Sarajeva, Zagrebi, Graci, Manhajmi, etj, universitete në të cilat studentët tanë shkojnë për të bërë  pjesën praktike të studimeve.

 Andaj Maturantë, mos u besoni atyre “Listave Made in China”  dhe mos prisni kohëra më të mira që të vijnë, sepse ne jemi ata që duhet t’i sjellim ato kohëra, Ne duhet të jemi ai ndryshimi që duam ta shohim në Botë!“   

Exit mobile version