Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore në lidhje me padinë për shpifje të kryeministrit Nikolla Gruevski, ndaj Tito Petkovskit. Petkovski akuzohet nga kryeministri se ka shpifur dhe i ka shkaktuar dhimbje shpirtërore atij, kur në një tekst të botuar në një revistë maqedonase ka shkruar se kryeministri është dakorduar me emrin Republika e Maqedonisë (Shkupi).
Petkoski këtë pretendim, siç ka deklaruar, e ka ngritur duke u mbështetur në letrën që ish ministri i jashtëm, Nikolla Milloshoski i kishte dërguar kreut të OKB-së, Ban Ki Moon, në të cilin thuhej se para samitit të Bukureshtit Qeveria e kishte pranuar propozimin e ndërmjetësuesitMatthew Nimetz, për emrin Republika e Maqedonisë (Shkupi)
Petkoski ka deklaruar se kryeministri e ka konsideruar si cenim të nderit dhe autoritetit të tij, kërkesën e Petkovskit për prezantimin apo të përsëritjes së qëndrimit të vitit 2008 në lidhje me emrin. Ai ka shtuar se kryeministri thotë se kjo i ka shkaktuar dhimbje shpirtërore dhe duhen rrth 15 mijë euro për shërimin e saj.
Por, ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar edhe VMRO- DPMNE, e cila ka theksuar se deklaratat e Petkoskit as janë shkruar nga VMRO-DPMNE, as janë sugjeruar nga kjo parti dhe besojmë që janë qëndrime personale të Petkovskit.
“Nëse ai është i sigurt në deklarimet dhe qëndrimet e tij dhe nëse nuk e ka mashtruar opinionin, nuk ka nevojë që t’i frikësohet mundësisë që këto qëndrime t’i mbrojë në një procedurë ligjore”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.
Në reagim thuhet gjithashtu se deklarimet e Petkovskit nuk janë të vërteta dhe as të pranueshme për pjesën dërmuese të qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa ai është deputeti i vetëm i parlamentit që ka pranuar ndryshimin e emrit të Maqedonisë.