Site icon PORTALB

Peugeot ia mësyn gjeneratës së dytë të RCZ

Peugeot ia mësyn gjeneratës së dytë të RCZ

Peugeot ia mësyn gjeneratës së dytë të RCZ

Kompania franceze Peugeot duket se e ka ndërmend të filloi prodhimin serik të gjeneratës së dytë të modelit RCZ. Sipas drejtorit të Peugeot, Maxime Picat, kjo kompani do të gëzoi adhuruesit e kësaj marke me një model të ri i cili do të sjell freski në tregun ndërkombëtarë.

RCZ sipas gjitha gjasave nuk do të shtyjë datën e prodhimit. E ardhmja e këtij modeli ishte vënë në dyshim, pasi drejtori ekzekutiv muaj më parë pati bërë të ditur se planifikon të zvogëloj numrin e njësive nga 45 në 26.

Por RCZ duket se nuk do të jetë viktimë e këtij vendimi, pas kompania është duke u përgatitur për gjeneratën e dytë. Sipas inxhinierëve të kësaj marke, RCZ i gjeneratës së dytë do të arrijë në treg deri në fund të vitit 2016, derisa do të shfrytëzoi platformën EMP2 të instaluar në të gjithë Peugeot 308 i ri.

Exit mobile version