Site icon PORTALB

Aty ku “gjaku lahet me gjak”! (Foto +16)

Trazira në Palestinë

Trazira në Palestinë

Rrezikon të degjenerojë akoma më shumë situata mes Izraelit dhe Palestinës, në prag të funeralit të adoleshentit palestinez, Mohammed Abu Khdair.

Një 17 vjeçar u rrëmbye dhe u vra, ndërsa policia mendon se kjo është një hakmarrje për vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë disa ditë më parë.

Edhe pse vrasja e adoleshentit palestinez u dënua nga liderët izraelitë dhe palestinezë, kjo solli përplasje të ashpra.

Izraeli kreu disa sulme ajrore në Gaza mëngjesin e të enjtes, në përgjigje të militantëve islamikë, që qëlluan me raketa në drejtim të Izraelit.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se ata kanë sulmuar 15 pika, që dyshohet se përdoren nga terroristët.

Mendohet se dhjetë palestinezë u plagosën në këto sulme.

Funerali i Mohammed Abu Khdair do të mbahet pas lutjeve të mesditës.

Adoleshenti u detyrua që të futej në një makinë në Jerusalemin Lindor, mëngjesin e të mërkurës.

Trupi i tij u gjet më vonë, me shenja dhune. Policia ende po heton për këtë ngjarje, por dyshon se ishte hakmarrje për vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë.

Izraeli thotë se adoleshentët u vranë nga Hamasi.

Exit mobile version