Site icon PORTALB

LVP: Bujar Osmani premtoi se askush nuk do të dënohet pa faj për ‘Monstrën’

Në aksionin policor Monstra, të datës 1 maj policia arrestoi 20 persona

Rasti "Monstra"

OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, pas shqiptimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve në rastin Monstra kërkon sqarim nga ana e zëdhënësit të BDI z.Bujar Osmani, se a ishte kjo drejtësia e cila e siguroj BDI për këto shqiptarë në rastin Monstra, sepse i njëjti në momentin e arrestimit ka pohuar se BDI siguron drejtësi për të gjithë ata që janë kapë në rastin “Monstra”.

Bujar Osmani në televizionin Alsat-M, patë pohuar se BDI nuk do të lejon që askush të dënohet pa faj, dhe do të siguron transparencën e procesit, dhe nuk do të lejon që askush të dënohet nëse nuk ka dorë në këtë vrasje.

“Tani kur gjyqësia tha fjalën e sajë e mendon Bujar Osmani se kjo ishte drejtësia që e garantoj, dhe a mendon se pasi drejtësia I shpalli sit ë fajshëm, a mendon se këto janë fajtorët.

OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, po ashtu kërkon sqarim nga ana e ish ministrave Xhelal Bajrami si ish Ministër I MPB dhe ish Ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti, që të dalin dhe të prononcohen publikisht para opinionit për rastin në fjalë që nga kapja e tyre, e deri te dënimi I tyre.

Dhe së fundi OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, kërkon nga tre personat në fjalë që të largohen nga të gjitha strukturat e partisë, nëse këtë nuk e bëjnë, kërkon nga BDI që këtë së paku ta bënë të cilët me prononcimet e tyre kanë devijuar komplet procesin në fjalë”, thuhet në reagimin e LVP-së.

Video e Bujar Osmanit në Televizionin Alsat-M ku pohoj se BDI garanton se askush nuk do të dënohet nëse nuk ka dorë në këtë vrasje.

 

Exit mobile version