Site icon PORTALB

SHKSHM: Rasti ‘Monstra’, hakmarje e qeverisë ndaj popullit shqiptarë

Arrestime nga rasti Monstra

Arrestime nga rasti Monstra

Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni reagon ashpër ndaj vendimit dhe aktgjykimit politik kundër personave Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri që u shpallën fajtorë për vrasjen e 5 personave në liqenin Smillkovë dhe u dënuan me burg të përjetshëm.

“Ne si shoqatë edhe më herët por edhe tani mbështesim çdo lloj të shprehjes së revoltës dhe paknaqësis që u bëhet shqiptarëve.

Këtë vendim të gjygjit e llogarisim si dëshirë personale ku në shprehje vjen urrejtja dhe hakmarrja e një grupi të qeverisë maqedone që e kanë ndaj popullatës shqiptare dhe ndaj besimit që i përkasim. Me këtë vendim dënohet i mbarë kombi dhe njolloset besimi i pastër.

Si OJQ që jemi, pranojm të bëhemi pjes e këshillit organizativ të protestave conform nenit 1-a, nenit 3ligjit për tubime publike (gazeta zyrtare e RM nr 55/95), ligjit për plotsim ndryshimin e ligjit për tubime qytetare (gazeta zyrtare e RM nr: 19/06 dhe 66/07)”, thuhet në reagim.

SHKSHM fajson një pjes të protestuesve të deliguar nga Jankullovska dhe sigurimi shtetror i maqedonisë, të cilët sipas tyre në çdo mënyrë përpiqen ta deziorentojnë karakterin e protestave duke i dhënë një pamje sipas deklaratës së Gordanës, gjoja se shqiptarët në Maqedoni jemi vërtet teroristë dhe radikalistë Islamik.

“Kuzhinat slave edhe mëtutje janë active, por si çdoher përdorin njerëz shiprtshitur dhe bashkëpuntor të tyre për realizimin e qëllimeve të flliqura që i kanë.

Besoj thellë që edhe institucionet ndërkombëtare e kanë kuptuar një gjë të tillë. Andaj lutem dhe kërkoj që gjithmon ta ngrem lartë zërin e arsyes, të ndërgjegjes në kërkim të drejtësisë, të garantimit të së drejtave të njeriut conform kartës universal sidhe , duke treguar dhe dëshmuar pjekuri, maturi, mençuri dhe dinjitet të lartë ashtu siç e kemi zakon dhe traditë si shqiptarë’, shkruan më tej në reagim.

Nga SHKSHM bëjnë thirje subjekteve politike dhe jopolitike që mbrojnë dhe kultivojn frymën demokratike në vend, të prononcohen dhe të na ndihmojnë kundër këtij apart’hejdi që ushtrohet në Maqedoni.

Njëherit luten që njëher e përgjithmon të vendosen mekanizma të shëndosha dhe të filloj të zbatohet drejtësia në legjislativën e këtij shteti.

“Të dali e drejta në sipërfaqe dhe të lirohen këto persona të pafajshëm. Gjithë ata ministra, prokuror dhe gjykatës që heshtin para këtyre padrejtësive të këtij grupi nacist dhe fazhizoid qofshin të mallkuar nga njerëzimi dhe Perendia”, thuhet në reagimin e SHKSHM-së.

 

Exit mobile version