Site icon PORTALB

Prodhohet telefoni me fytyrën e Putinit, kushton 3000 Euro (Video)

Prodhohet telefoni me fytyrën e Putinit

Prodhohet telefoni me fytyrën e Putinit

Në Rusi është hedhur në treg një telefon celular i ri, i larë në flori 18 karat dhe ka fytyrën e Putinit të gdhendur nga ana e pasme.

Ky telefon i veçantë dhe i kushtueshëm, i mbiquajtur “putinofon”, është prodhuar në 44 ekzemplarë nga kompania italiane “Caviar” dhe sipas medias ruse i ka sjellë kompanisë gjashtë milionë rubla, ose rreth 128 mijë euro.

Çmimi i një Putinofoni, i cili në të vërtetë është një iphone 5S, nuk mund të përballohet nga shumë persona, pasi kushton 147 mijë rubla ose 3150 euro.

Megjithatë shumë modele janë shitur deri tani. Mes blerësve ishin edhe një regjisor, një prezantues televiziv dhe një kampion olimpik./ Shekulli

Exit mobile version