Site icon PORTALB

Dardhishta i thotë jo Parlamentit, do të mbajë postin e drejtoreshës

Shkodrane Dardhishta

Shkodrane Dardhishta

Deputetja e BDI-së Shkodrane Dardhishta ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.

Nga BDI deklarojnë për Portalb se Shkodrane Dardhishta-Zenuni do të vazhdoj të mbaj postin e drejtoreshës në I.P. “Shërbimet e përbashkëta për nevojat e klinikave”, post që e ka mbajtur edhe në mandatin e kaluar qeverisës.

Vendin e saj duhet ta merr kandidatja e radhës femër në njësinë zgjedhore numër 2, që rezulton të jetë Kaltrina Azizi.

Ndërkohë, Parlamenti i Maqedonisë ka verifikuar mandatet edhe të nëntë deputetëve të rinj të cilët erdhën në vendet e ministrave dhe të kryeministrit dhe të atyre të cilët dhanë dorëheqje.

Deputetë të rinj janë Alil Ibraimi, Andon Çibishev, Svetllana Jakimovska, Marija Angellova, Gjorgji Koxhobashiev, Bllagorodna Bojaxhieva, Dragan Danev dhe Jasmina Damçevska, Musa Ibrahimi…

Deputetët e votuan nevojën për miratim me procedurë të shkurtuar për propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale.

Exit mobile version