40 koordinatorët që do të monitorojnë procesin zgjedhor të Partisë Demokratike, duhet të harrojnë botërorin dhe pushimet verore. Kjo ishte porosia që kryetari i Partisë Demokratike dha sot për koordinatorët që monitorojnë zgjedhjet e reja brenda PD-së.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e fundit me koordinatorët e procesit zgjedhor të Tiranës, ju komunikoi atyre se procesi zgjedhor nuk do të ndërpritet, dhe se ata duhet të punojnë pë ndërprerje për mbylljen e tij.
Fillimisht u mendua që zgjedhjet për drejtuesit dhe strukturat e reja të PD-së të mbylleshin në muajin shtator, kohë kur bashkë me ekipin e ri drejtues, PD do të niste përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Por Basha, kërkoi të avancojë zgjedhjet, duke mos i ndërprerë ato, në mënyrë që brenda muajit korrik të kenë përfunduar./ Shekulli