Site icon PORTALB

DITA 4: KOHA PËR NJË ANALIZË DITORE!

Lutje

Lutje

Kalojini 10-15 minutat e fundit të çdo dite Ramazani​ duke analizuar ditën tuaj. (Kjo mund të bëhet​ nëpërmjet mbajtjes mend, ose i formës së sh​kruar. Ne ju sugjerojmë të dytën).

Nëse dita juaj ishte produktive, pyeteni veten tuaj se çfarë shkoi mirë. Cilët ishin përbërësit që e bënë​ këtë ditë të suksesshme? Si mund ta përsërisim këtë​ eksperiencë çdo ditë? Mos harroni të falendero​ni Allahun e Lartësuar për këtë bekim ndaj jush në këtë​ ditë të suksesshme.

Nëse dita juaj ishte jo produktive, pyeteni veten çfarë​ shkoi keq. Si mund ta shmangim një ditë të tillë nga përsëritja e mëtejshme gjatë Ramazanit? Kër​kojini​ Allahut të Lartësuar t’jua lehtësojë gjendjen për të patur ditë produktive në vazhdim. Rishikoni qëllimet tuaja dhe bëhuni pozitiv; nëse do keni jetë, e nesërmja do të jetë më e mirë.

Duhet të jeni të qëndrueshëm në zhvillimin dhe përmirësimin e secilës ditë gjatë Ramazanit. Kështu që, në fundin e 10 ditëve, të jeni në majë të përjetimit shpirtëror, insha’Allah!

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Exit mobile version