Site icon PORTALB

Basha: Ne do t’u rikthejmë shpresën shqiptarëve (Video)

Lulzim Basha

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së Kurbinit, ku deklaroi se PD-ja është partia e vullnetit, besimit, energjisë dhe kapaciteteve për t’u rikthyer shpresën shqiptarëve.

Basha gjithashtu theksoi se sfida dhe qëllimi kryesor i zgjedhjeve, që po zhvillohen në të gjithë piramidën e Partisë Demokratike, ka qenë dhe është nxjerrja me votë të lirë e drejtuesve më të mirë.

“Drejtuesit duhet të garantojnë përveç vendosmërinë edhe gatishmërinë dhe përkushtimin për të përqafuar alternativën tonë, bashkimi dhe ribashkimin e gjithë kontributeve historike, hapjen dhe ripërtëritjen e partisë, opozitën e fortë dhe të vendosur por opozitën me fakte. Qytetarët shqiptarë e dinë që ne jemi partia që kemi vullnetin, besimin, energjitë dhe kapacitete për t’u rikthyer shpresën, për t’u rikthyer besimin dhe për të udhëhequr edhe njëherë vendin drejt arritjes dhe përmbushjes së aspiratave mbarë popullore, për dinjitet, për mirëqenie, për siguri, për integrim”, deklaroi kryetari i PD-së nga Kurbini. / Shekulli

Exit mobile version