Site icon PORTALB

Tetovarët fishkëllejnë Teuta Arifin para koncertit te Elita 5 (VIDEO)

Teuta Arifi në koncertin e Elita 5

Teuta Arifi në koncertin e Elita 5

Kryetarja e Komunës së Tetotës, Teuta Arifi, u prit me fishkëllima nga publiku tetovar të mërkurën, kur u ngjit në skenë për të përmbyllur aktivitetet disa ditore në kuadër të programit ‘Vera Kulturore në Tetovë’.

Ajo, tentoi ta shfrytëzoj momentin para fillimit të koncertit të Elitës 5 për të thënë disa fjalë para publikut që ishte shumë në numër, por hasi në kundërshtimin e tyre. Megjithatë, edhe përkundër fishkëllimave dhe brohoritjeve kundër saj, zonja Arifi, falënderoi publikun tetovar dhe premtoi se vitin e ardhshëm ‘Vera Kulturore’ do të jetë edhe më e pasur.

Teuta Arifi në koncertin e Elita 5

“Tetova sonte tregon se mund të bëjë dhjetë ditë kulturë dhe ti dëgjoj të gjithëve se ka rok, folklor dhe njerëz që dinë të bëjnë kulturën. Falënderoj të gjithë dhe ju premtoi se vitin e ardhshëm manifestimi ‘Vera Kulturore e Tetovës’ do të jetë edhe më i pasur” tha Arifi. / Portalb

 

Exit mobile version