Çifti i famshëm kërkon ndihmë

Problemet që po i kalon çifti më i njohur në botë rep artisti Jay Z dhe bashkëshortja e tij Beyonce, duke se nuk janë për t”u lënë pas dore.
Që kur është shfaqur në publik video ku shihet motra e Beyonces duke e sulmuar Jay Z, të gjithë e kanë kuptuar që idealja të cilën çifti e kanë seruar me vite në publik, nuk është edhe shumë e vërtetë.

Edhe pse ende nuk dihet saktësisht pse Sollange e ka sulmuar Jay Z, shumë dyshojnë se kjo ka qenë për shkak të tradhtive të tij. Gjithashtu çifti nuk janë paraqitur as në dasmën e shokut më të mirë të Jay Z, Kanye West, kjo pasi që sipas medieve të huaja në këtë dasmë ka qenë e pranishme edhe dashnorja e tij, kreatorja e modës Reachel Roy.

‘Nuk ka më darka intime dhe thirrje deri në orët e vona. Ai tani edhe e ka fshirë numrin e saj nga telefoni”, ka thënë një burim për Jay Z dhe të dashurën e tij. Ndërkaq thuhet se shoqja e këngëtares së famshme, Gvinet Paltow, e ka këshilluar që të shkojë në këshillime martesore, të paktën një herë në javë, pasi që ajo beson se ndryshe çifti nuk do të mund t’ia dalin.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button