Gjermanët e amerikanët vazhdojnë, Ronaldo në shtëpi

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kualifikuar për raundin tjetër të kampionatit botëror përkundër humbjes së pësuar nga Gjermania në kuadër të grupit G.
SHBA-të u mposhten me rezultat 0-1 nga Gjermania, por falë golaverazhit më të mirë se sa Portuglia, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klinsmann kaloi në 1/8 e finales.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Thomas Muller në minutën e 55’, për të cilin ky ishte goli i katërt në këtë botëror.
Pas përfundimit të tre ndeshjeve renditja e grupit G është kjo:Gjermania 7 pikë, SHBA 4 pikë, Portugalia 4 pikë dhe Gana 1 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button