Site icon PORTALB

FSSH ka lëshuar 1.500.000 kartela shëndetësore

Kartelat shëndetësore

Kartelat shëndetësore

Në gjashtë qytete të Maqedonisë të gjithë të siguruarit kanë marrë kartelat shëndetësore elektronike, ndërsa 18 qytete janë me mbi 90 % kartela të lëshuara, ndërsa këtë javë është dhënë kartela shëndetësore elektronike e 1.500.000 nga FSSHM.

Për momentin 225.000 kartela gjenden në shërbimet rajonale të Fondit për sigurim shëndetësorë, prej të cilave 125.000 gjenden në degën rajonale të Shkupit, ndërsa 50.000 të siguruar – pensionist nuk kanë marrë kartelat, derisa 13.000 pensionistë nuk kanë kryer detyrën e tyre të dorëzojnë kërkesë për dhënie të kartelës elektronike shëndetësore.

Exit mobile version