Shkëndija nuk i bën “hesap” bullgarët e Marek (Video)
Futbollistët e Shkëndijës kanë shënuar fitore 2:1 përballë Marek Dupnitsa të Bullgarisë, duke regjistruar fitoren e katërt në po aq takime kontrolluese të zhvilluara në kuadër të përgatitjeve për paraqitjen në eliminatoret e Liga Evropës.
Ndeshja ka sjellë dominim të Shkëndijës, në përjashtim të 10-të minutave të para kur bullgarët kishin dy raste shënimi. Kroati Bojan Vruçina në minutën e 38-të shënon super gol nga gjuajtja e lirë.
Trajneri Ferençina në pjesën e dytë bëri zëvendësime dhe futbollistët e inkuadruar mbajtën ritmin e ‘titullarëve’. Në minutën e
Një aksion i nisur nga Demir Imeri i cili harkon nga këndi, ndërsa mbrojtësi bullgar Martin Kavdanski shënon gol të bukur me kokë.
Goli i nderit për bullgarët u shënua pasi që kishte lojë me dorë nga kuqezinjtë në zonën e ndaluar. Shishkov ishte i saktë nga penaltia, duke shënuar për rezultat përfundimar 2:1. Kështu, Shkëndija mbyll ndeshjet përgatitore me efekt maksimal 4 fitore nga 4 ndeshje, 13 gola të shënuar dhe vetëm dy të pranuar. / Portalb