Site icon PORTALB

Shaqiri – Hondurasi 3-0 (Video)

Shaqiri duke goditur drejt portës

Shaqiri duke goditur drejt portës

Xherdan Shaqiri ka treguar vlerat e tij duke e shkatërruar ekipin e Hondurasit. Se ai ishte në një formë të mirë u tregua që nga minuta e parë e takimit.

Goli i parë i tij ishte padyshim më i mirë. Një projektil nga 25 metra bën që ai të shënojë golin e parë për Zvicrën ku kishin kaluar vetëm 6 minuta lojë.

E, kur loja vazhdonte dhe Hondurasi u kthye pak në lojë, atëherë Shaqiri shënon edhe njëherë. Kësaj radhe ishte Drmic ai që i ndihmojë Shaqirit kurse ky tregoj vlerat e tij duke shënuar golin e dytë në minutën e 31. Me këtë rezultat përfundojë edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Në pjesën e dytë Zvicra luajti më mirë në minutat e saj të parë, por pas minutës së 60 ishin Hondurasi që sulmonin më shumë.

Në fund, pas një depërtimi të Drmiç ky i fundit pasojë tek Shaqiri i cili shënojë golin e tretë dhe hat-trikun personal të tij në minutën e 71-të. Ky ishte tregolëshisi i dytë në këtë Botër pas atij të Thomas Mullerit të Gjermanisës. Shaqiri kështu ka kualifikuar Zvicrën në fazën tjetër të Botërorit pasi që Franca barazojë me Ekuadorin me rezultat 0-0.

Në fazën tjetër, Zvicra do të ndeshet me Argjentinën e Lionel Messi.

 

Exit mobile version