Site icon PORTALB

FIFA pritet ta dënoj Suarezin (Video)

Luis Suarez në fushë pasi kafshoi Chiellinin

Luis Suarez është në qendër të vëmendjes nga mbarë mediat në botë, pas kafshimit që i bëri qendërmbrojtësit të Italisë, Giorgio Chiellini.

Edhe përkundër këtij rasti që nuk është i pari për Suarezin, ai nuk është penduar fare për kafshimin që i bëri lojtarit të Juventusit. Sulmuesi uruguaian është arsyetuar se këto gjëra ndodhin në futboll.

“Janë gjëra që ndodhin në zonën e rreptësisë. Ishte koka ime kundër krahut të tij, madje e kam pësuar edhe një goditje në sy”, u shpreh Suarez.

Por, anëtari i Liverpoolit rrezikon Botërorin pasi FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj tij.

Sipas rregullave të FIFA-së sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez mund të dënohet deri në 24 ndeshje ose dy vjet pasi kafshoi mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini.

 

Exit mobile version