Katër vite me radhë në këtë kohë të ngrohtë vere Kumanova ballafaqohet me problemin e ujit të pijshëm. Qytetarët e zonave të larta të qytetit dhe lagjet jashtë qytetit sërish ballafaqohen me mungesë të ujit sepse ajo që kanë nuk është i mjaftueshëm për nevojat e tyre.
“Më shumë se 10 orë në ditë, gjatë stinës së verës qytetarët ose nuk kanë ujë ose sasi të vogla sepse nuk e marrin sasinë e duhur prej 100 litrave nga burimet alternative. Kjo i revolton qytetarët sepse nuk mund ti kryejnë nevojat e përditshme higjienike, ndërsa çmimi i ujit na krijon humbje të ndërmarrjes publike prej 1 milion euro në vit”, thotë kryetari i Kumanovës Zoran Damjanovski.
Problemin me mungesë të ujit e ndjejnë edhe banorët e fshatrave për reth në Kumanovë.
Kryetari i Komunës së Strumicës dhe njëherë Lideri i LSDM-së Zoran ZAev thotë problemi me Komunën e Kumanovës është problem politik sepse sipas tij me këtë komunë udhëheqë kuadro i LSDM-së.