Site icon PORTALB

Ahmeti uron Ramën për marrjen statusit të vendit kandidat të Shqipërisë

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

“Me kënaqësi të veçantë ju dërgoj urimet më të përzemërta nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për vendimin e sotëm të 28 Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në familjen Evropiane”, thuhet në urimin e Ali Ahmetit.

“Rreshtimi i Shqipërisë në Bruksel është me rëndësi të jashtëzakontë për të gjithë shqiptarët, por edhe për kombet tjera fqinje sepse procesi integrues Euroatlantik është rruga e vetme për paqe të qëndrueshme në rajon, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe nder fqinjësore, stabilitet dhe siguri si dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në urimin e Ali Ahmetit.

Exit mobile version