Derisa ditëve dhe orëve të fundit por flitet se Milan, po përgatitet për blerjen e talentit të Veronas, Manuel Iturbe, tifozët e kësaj skuadre njëmënd po qëndrojnë me shpres se më në fund dikush i mirë dhe cilësor do të transferohet në Milanello.
Por, ka edhe shkrime dhe mendime të ndryshme rreth këtij operacioni që është i shtrenjtë dhe njëkohësisht i realizueshëm nëse Galliani&co, e kanë seriozisht ta përforcojnë skuadrën, ndërsa nga ana tjetër eksperti i transferimeve në Sky Sport, Gianluca di Marzio, ka deklaruar se Milan është në bisedime që ta sjell në skuadër shqiptarin Shkodran Mustafi, që aktualisht është i zënë në përfaqësuesen e Gjermanisë.
Mbrojtësi shqiptar është pjesë e klubit italian Sampdoria, që nga ana tjetër kërkon dy anëtar të Milanos, sulmuesin Matri dhe mbrojtësin Zapata, andaj Mustafi me gjasa të mëdha mund të bëhet rosoner.