Site icon PORTALB

Suarez te Barca? Real kundërpërgjigjet me Falcao

Falcao dhe Suarez

Falcao dhe Suarez

Me të dëgjuar lajmin se Luis Suarez është shumë afër Barcelonës, Real Madridi duket se ka gati kundërpërgjigjen. Mediat franceze dhe spanjolle shkruajnë se Radamel Falcao është kundërpërgjigja e Realit nëse Barcelona transferon Suarezin.

Madje thuhet se marrëveshja është arritur dhe se Falcao do të prezantohet te Reali menjëherë pas Botërorit.

Falcao po qëndron për pushime në Miami dhe se ai e ka njoftuar Monacon se ka marrëveshje me Realin.
Agjenti i tij, Jorge Mendes thuhet se ka përfunduar detajet e marrëveshjes me Realin dhe se Falcao është transferi i parë i Realit.

Exit mobile version