Site icon PORTALB

Klinsmann: Do ta mposhtim Gjermaninë

Jurgen Klinsmann

Jurgen Klinsmann

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbeti e zhgënjyer në sfidën e mesnatës ndaj Portugalisë.

Ndonëse ishte afër fitores së kualifikimit, amerikanët pësuan një gol të barazimit në minutat shtesë të sfidës duke bërë që ndeshja të përfundonte 2:2.

Pas takimit, trajneri i amerikanëve, Jurgen Klinsmann, theksoi se skuadrës së tij tani i mbetet ta mposhtë Gjermaninë në ndeshjen e fundit të grupit.

“Ne tani duhet të shkojmë dhe ta mposhtim Gjermaninë. Duhet ta bëjmë një gjë të tillë”, u shpreh trajneri gjerman.

“Ne duhet të luajmë ndaj Gjermanisë dhe kemi një ditë më pak për t’u rikuperuar, pasi ata luajtën në një vend me më pak udhëtim. Ne duhet të kalojmë përpara”, shtoi tutje ish-përzgjedhësi gjerman.

Exit mobile version