Site icon PORTALB

DR: Imer Selmani është bërë sëmundje e pashëruar për PDSH-në

Imer Selmani

Ish lideri i DR-së, Imer Selmani

Edhe pse nuk është më në skenën politike, ka reaguar Demokracia e Re e Imer Selmanit ndaj komunikatës së PDSH-së, e cila gjatë tekstit ku kishin kritikuar punën dhe veprën e Ziadin Selës, kishin përmend edhe Imer Selmanin.

“Demokracia e Re është e befasuar, dhe e tronditur nga qëndrimet e pa bazuara, dhe të pa baza të PDSH-së të cilët në mungesë të ofertës adekuate për qytetarët shqiptarë, del dhe ofendon Demokracinë e Re dhe Imer Selmanin. Shembulli më i mirë tregon fakti i zgjedhjeve të fundit Parlamentare kur PDSH, nga këto 7 deputet sa i ka nën ombrellën e sajë, bëhet fjalë totalishtë për persona anonimus të cilët dëshirojnë dhe përkulen para urdhrave të Menduh Thaçit, dhe nuk dëshirojnë ta shohin realitetin në këtë subjekt” thuhet mes tjerash në komunikatë.

Exit mobile version