Site icon PORTALB

Ahmeti i qetëson anëtarët e BDI-së duke ju thënë se do të ketë zgjedhje në vjeshtë

Ali Ahmeti-Hazbi Lika

Ali Ahmeti-Hazbi Lika, foto arkiv

Edhe pse ministrat e rij në BDI dje u ulën në karriget ministrore dhe anëtarësia e BDI-së duket e ‘qetë dhe e kënaqur’, burime të partisë për Libertas thonë se Ahmeti është në telashe që ti arsyetojë zgjidhjet kadrovike.

“Zvogëlohet numri i atyre që i besojnë Ahmetit. Ai që ti qetësojë pakënaqësitë thotë që bashkëpartiakët që i ka propozuar për ministra – janë vetëm për një kohë të shkurtër. Kudrot e vërtetë do të vendosen pas zgjedhjeve të ardhshme në vjeshtë, për të cilat Ahmeti është i bindur se sot ë ketë”, thonë burime partiake për Libertas.

Që ta mbajë në intensitet këtë rrëfim, Ahmeti këto ditë ka biseduar me kuadrot e ‘vërtetë’, të cilëve ju ka sqaruar se nuk janë zgjedhur për ministra vetëm për një kohë të shkurtër sepse i vlerëson si kualitativ. Teza e dytë ishte se nuk duhet ti frustrojë ajo që pas zgjedhjeve ka humbur krahu i Tetovës ndërsa ka fituar ai i Çairit.

Exit mobile version