Site icon PORTALB

24 aktivistë të PDSH-së nga Kumanova i bashkëngjiten Selës

Nëndega e PDSH-së në lagjen “Dardania” të Kumanovës, ka filluar një iniciativë për përkrahjen e nismës së Ziadin Selës për reformimin e PDSH-së.

Nëndega “Dardania” ka arritur të ketë edhe përkrahjen e disa anëtarëve  të kryesisë së degës së Kumanovës.

“Ne kemi qenë, jemi dhe mbetemi PDSH. Ne duam vetëm reforma. Andaj duam që ti japim përkrahje Ziadin Selës në rrugëtimin e tij për ta reformuar PDSH-në”, ka thënë pë Lajm Burhanedin Salihi, kryetar i nëndegës Dardania nga Kumanova.

Kjo nismë ka mbledhur nënshkrime nga anëtarë të degës dhe të nëndegëve për ta përkrahur iniciativën e Selës për reforma në PDSH.

“Kemi arritur të mbledhim 24 nënshkrime që e përkrahin këtë nismë tonën, përkrahje na kanë dhënë edhe nga kryesia e degës së Kumanovës, këtë e dëshmojnë nënshkrimet e tyre dhënë për ne,” ka përfunduar Salihi.

Menduh Thaci iu pat premtuar hyrjen në qeveri elektoratit të tij, ndërsa deri më sot ende nuk ka dalë publikisht t’i jap përgjegjësi për humbjen e thellë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Exit mobile version