Krimi brenda familjes godet sërish një familje emigrantësh shqiptarë, por kësaj here në Greqi.
Mediat greke raportojnë se një shqiptar ka vrarë më thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Deri tani raportohet se krimi ka ndodhur pas një sherri banal. Shqiptari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur është dorëzuar në polici menjëherë pas krimit.
Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë./ Shekulli