Site icon PORTALB

RDSH Saraj reagon pas lajmit se Sela do ta vizitojë këtë fshat

RDSH dega Saraj

RDSH dega Saraj

Pasi që u bë e ditur se Ziadin Sela nesër do të qëndrojë në fshatin Saraj, në sajë të iniciativës së tij për demokratizimin e Partisë Demokratike Shqiptare, ka reaguar Rinia Demokratike e fshatit Saraj.

“Ata që organizojnë takimin me Ziadin Selën në Saraj, nuk janë përfaqësues legjitim të PDSH-së dhe asnjëri nuk është në kryesinë e Degës së Sarajit të PDSH-së, apo në ndonjë organ më të lartë. Nuk kanë të drejtë legjitime të flasin në emër të RDSH-së apo në emër të partisë tonë. Në kemi liderin tonë Menduh Thaçi dhe lusim simpatizantët mos bien pre e manipulimeve të personave që flasin në emër të partisë tonë” shkruhet në reagimin e tyre.

Exit mobile version