Parlamenti i Maqedonisë e ka miratuar koalicion e ri qeverisës VMRO – BDI me kryeministër Nikolla Gruevskin.
Për qeverinë e re kanë votuar 77 vetë, ndërsa 6 deputetët e opozitares PDSH ishin kundër. Nga deputetët e BDI-së nuk votoi Hazbi Lika pasi që nuk ishte i pranishëm në seancë.
Në këtë seancë gjithashtu nuk ishte e pranishme opozita maqedonase, pasi që bojkoton punën e Parlamentit me akuza se zgjedhjet e muajit prill ishin jokorrekte.
Në postet kryesore, përfshirë punët e brendshme, financat dhe punët e jashtme, janë ministrat e njejtë sikur edhe në qeverinë e mëparshme.
Partneri shqiptar në qeveri Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i ketë pesë ministra dhe dy zëvendësministra.
LEXO: Maqedonia zgjedh Qeverinë e re, ja emrat final