Site icon PORTALB

Mungesa e Uollersit dhe Oravit, porosi ogurzezë për qeverinë e Gruevskit

Paul Wohlers dhe Aivo Orav

Paul Wohlers dhe Aivo Orav

Mos prezenca e dy ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, Orav dhe Vollers në seancën inauguruese të qeverisë së re të Nikolla Gruevskit është një mesazh i fuqishëm për qeverinë e re, theksojnë analistët. Në këtë seancë si që konfirmuan nga ambasada e Amerikës për Portalb, nuk kishet asnjë përfaqësues amerikan, ndërkaq nga ajo e BE-së ishte zëvendësi i Oravit.

Analisti Alajadin Demiri, për Portalb, thotë se mungesa e ambasadori të BE-së, Aivo Orav dhe ambasadorit amerikan, Poll Vollers, në seancën parlamentare ku kurorëzohej qeveria e re e Nikolla Gruevskit, është në të vërtet mos bekim i qeverisë së re dhe shprehje e mbylljes se dyerve të kësaj qeverie.

“Bazuar në menaxhimin e politikës që e bën Gruevski dhe Ahmeti është krejtësisht e kuptueshme se kooperimi me këta forca është i planit sekondar, ndërsa primare për këta është të fitohen zgjedhjet dhe të blihet koha”, thotë për Portalb Alajdin Demiri.

Sipas Demirit, letra e ambasadorit t BE-së, Aivo Orav drejtuar Gruevskit shumë qartë shpreh pakënaqësinë e BE ndaj proceseve që ndodhin në Maqedoni, prandaj kjo porosi e BE dhe SHBA-së, sipas tij është porosi ogurzi për këtë qeveri.

Për analistin Albert Musliu, mospjesëmarrja e abasdorëve Orav dhe Uolers ka simbolikën e vetë. Sipas tij, mos prezenca mund të jetë objektive, por edhe subjektive.

“Nëse mungesa e tyre është për shkaqe subjektive, atëherë është një mesazh inkurajues për takimin e nesërm mes Zaevit dhe Gruveskin, pra është inkurajim që ta intensifikojnë bisedimin dhe të gjejnë një formë kompromisi për tejkalimin e situatës, për mos prezencën e opozitës në Parlament. Edhe deklaratat e ambasadorëve ishin se bojkoti nuk është zgjidhje, por theksonin se qeveria duhet të gjejë modusin për të kthyer opozitën në Parlament”, thotë Albert Musliu.

Exit mobile version