Site icon PORTALB

Prishtinë: Arrestohet për trafikim me njerëz

Arrestim

Arrestim

F.B. 1989, shtetas i Shqipërisë është arrestuar nën dyshimin për ‘trafikim me njerëz’ dhe është identifikuar një viktimë e shfrytëzuar për ‘lypësi të detyruar’.

Arrestimin e ka bërë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, njësia në Prishtinë.

Gjatë këtij plani policor zyrtarët policorë nga kjo njësi kanë identifikuar një viktimë potenciale të ‘trafikimit me njerëz’, për të cilën dyshohet se është shfrytëzuar për ‘lypësi të detyruar’.

I arrestuari, me vendim të prokurorit përkatës është dërguar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.

Viktima e rastit është strehuar në ‘Shtëpinë e sigurt’ për viktimat e trafikimit.

Exit mobile version