Site icon PORTALB

Madonna provokon sërish në “L’Uomo Vogue”

Madonna

Madonna

Madonna nuk ndalet. Pas fotove të nxehta me Katy Perry për “V Magazine”, ajo i është dorëzuar një tjetër seti shumë provokues për revistën “L’Uomo Vogue”, por kësaj radhe për promovimin e projektit më të ri dixhital të saj “Art For Freedom”. 

Ky projekt ka lindur sipas mbretëreshës së popit, “për të inkurajuar personat që të merren me art sepse me art mund të prodhosh ndryshimet në botë”. Objektivi është që të krijojë art për të gjithë, që nuk i është nënshtruar rregullave të tregut.

Në vitet e fundit Madonna është vënë në mbrojtje të lirisë së shprehjes. Ka kundërshtuar arrestimin e artisteve të Pussy Riot në Rusi dhe në albumin e saj të ardhshëm mbretëresha e popit do të prekë këto tema.

“Nuk kam zgjidhje tjetër. Nuk ka kthim mbrapa në këtë pikë. Ky është roli im në botë, kjo është puna ime si artiste, kam një zë dhe duhet ta përdor”, thotë Madonna.

Madonna
Exit mobile version