Site icon PORTALB

Gjermania nuk njeh kundërshtarë!

Gjermania mposhtë Portugalinë

Kombëtarja gjermane ka mposhtur me rezultat 4-0 Portugalinë e Ronaldos, në ndeshjen e parë të fazës grupore që u zhvillua në Salvador.

Dominimi  i Gjermanisë u pa që nga minuta e parë e takimit e deri në fund , në epërsi kombëtaren gjermane e solli Thomas Muller nga pika e bardhë në minutën e 12-të.

Goli i dytë u shënua në minutën e 32′ nga Mats Hummels.

Në minutën e 38-të Portugalia mbeti me një lojtarë më pak pasi qendërmbrojtësi problematik Pepe pati duel verbal ku e goditi Mullerin me kokë dhe mënjëhere u ndëshkua me karton të kuq.

Përsëri Thomas Muller shënoi për 3:0 në minutën e 45-të duke shkuar në pushim me epërsi.

Edhe në pjesën e dytë Portugalia thuaj se nuk u ngjall aspak ishte përsëri Thomas Muller i cili arriti në minutën e 78-të të shënoi për të kompletuar ‘Hattrick-un’ e parë në këtë botëror./ Portalb

 

 

Exit mobile version