Site icon PORTALB

Qytetarët e RMV-së gjatë vitit 2022 kanë harxhuar 156 milionë euro për blerje online

Kartelë, digjitalizim, elektronike

Foto: CardMapr on Unsplash

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve me kartela pagesore ndaj tregtarëve të huaj të cilët kryejnë shitje online, në vitin 2022 kanë harxhuar mbi 156 milionë euro, që është për 46,31% më shumë krahasuar me vitin 2021, tregon analiza e Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë (AETM), nga të dhënat e publikuara nga Bana Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV), njofton Portalb.mk.

Blerjet janë kryer në Ali Express, Google, Amazon, ndërkaq janë rezervuar udhëtime dhe paguar kartela për avion nëpërmjet Wizz Air, Booking, Airbnb.

Top 7 vendet ky qytetarët e RMV-së kanë blerë online gjatë vitit të kaluar

Prej AETM thonë se lirimi i masave lidhur me pandeminë është pasqyruar në e-transaksionet ndaj vendeve të huaja, veçanërsisht lidhur me udhëtimet dhe transaksionet për avio-biletat dhe rezervimet online të hoteleve.

Për shkak rritjes më të lartë të vlerës së transaksioneve të kryera në lidhje me numrin e transaksioneve jashtë vendit në vitin 2022, rritet vlera e transaksionit mesatar online, prej 35,3 euro në 42,65 euro.

Top 7 vendet sipas vlerës së online transaksioneve te të cilat është paguar me kartelë pagesore të RMV-së

Me kartela pagesore të Maqedonisë së Veriut më së shumti është paguar ndaj Britanisë së Madhe, Hungarisë dhe Holandës.

Vlera më e lartë mesatare e e-transaksionit të qytetarëve të RMV-së është realizuar ndaj Hungarisë, gjegjësisht prej 142,5 euro, ndërkaq ndaj Luksemburg kanë realizuar vlerë më të ulët mesatare të transaksionit prej 11,2%.

Exit mobile version