Site icon PORTALB

Gjykata Supreme i hodhi poshtë ankesat dhe e konfirmoi dënimin për të akuzuarit e “27 Prillit”

Foto nga aktgjykimi i rastit 27-prilli, foto: Borçe Popovski

Foto arkiv nga aktgjykimi i rastit 27-prilli, foto: Borçe Popovski

Gjykata Supreme i ka refuzuar ankesat për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit të vitit 2019 dhe Gjykatës së Apelit të vitit 2021 për lëndën e njohur në opinion si “27 Prilli”, njofton Portalb.mk.

“Këshilli për vepra të ndëshkueshme në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 26 prill 2023, të vazhduar më 3 maj 2023, ka vendosur për kërkesat për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm për lëndën e njohur në opinion si “27 Prilli”. Këshilli për vepra të ndëshkueshme në Gjykatën Supreme ka miratuar aktgjykim me Kvp.Kok2. Kvp br.14/22 me të cilën kërkesat për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit KOK.br.40/18 të 15.03.2019 dhe të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Shkupit KOKZH.br.39/19 të 12.02.2021, i ka hedhur poshtë si të pabaza”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Vendimi i Gjykatës Themelore Penale ishte që, të akuzuarit për ngjarjen e përgjakshme të “27 Prillit” janë fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Të akuzuarit gjithsej u dënuan me 211 vjet burg: 

Të akuzuarit duhet që t’i paguajnë harxhimet gjyqësore në vlerë prej 18 mijë euro. Igor Durllovski u lirua nga akuza dhe harxhimet gjyqësore janë në llogari të shtetit.

Dy vjet më vonë, Gjykata e Apelit Shkup miratoi vendim ndaj ankesave të 16 të dënuarve në shkallë të parë dhe pjesërisht i ka konfirmuar aktgjykimit për veprën penale “Rrezikim Terrorist të Rendit Kushtetues dhe Sigurisë”. Gjykata e Apelit e konfirmoi aktgjykimin lirues për Igor Durllovskin.

Ish kryetarit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin prej 18 në 16 vjet burg, a Mitko Peshov, Dushko Llazarov, Goran Gjoshevski – Levi, Jane Çento, Vilijam Mihajllovski dhe Munir Pepiq në vend 15 vjetëve, ju ka ulur në 13 vjet burg. Për dy vjet më pak nga 13 në 11, është dënuar Oliver Popovski.

Vllatko Trajkovski dhe Nikolla Mitrevski – Kolo janë dënuar me dënim me burg prej 13 vjetëve, Mlladen Dodevski, Gorançe Angjellovski dhe Igor Jug me nga 11 vjet burg. Oliver Radullov me 9 vjet, ndërkaq Aleksandar Vasilevski – Ninxha me 7 vjet burg. Abdulfetah Alimit i është ulur dënimi prej 7 në 6 vjet burg.

Për rastin në fjalë, udhëhiqet dhe lëndë tjetër penale për organizatorët e sulmit, të cilët sipas Prokurorisë janë Trajko Veljanovski (ish kryetar i Kuvendit), Mile Janakieski (ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve), Spiro Ristoski (ish ministri i Arsimit dhe Shkencës) dhe Vlladimir Atanasov (ish drejtor i Policisë Sekrete).

Fillimisht pati aktgjykim ku të akuzuarit u dënuan me 25 vjet burg, por në prill të këtij viti, Apeli i pranoi ankesat e të akuzuarve dhe të dënuarve dhe i shfuqizoi dënimet me burg.

Në hetim u përfshinë edhe ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-zyrtari e inteligjencës Nikolla Boshkovski, por procedura për ta u ndal derisa ata të viheshin në dispozicion të agjencive të zbatimit të ligjit.

Exit mobile version