Site icon PORTALB

MPJ: Katër shtetas të RMV-së janë evakuuar nga Sudani

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ)

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), RMV Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Gjatë ditës së djeshme nga Sudani, i cili është përfshirë me përleshje të armatosura, janë evakuuar katër shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informoi sot Ministrit e Punëve të Jashtme, njofton Portalb.

Në kumtesë thuhet se evakuimi është realizuar me ndihmën e Arabisë Saudite, për çka MPJ shprehu mirënjohje të sinqertë.

Qytetarët e evakuuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktualisht ndodhen në qytetin Xheda të Arabisë Saudite, ndërsa ambasada jonë në Abu Dabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet saudite për kthimin e tyre në vend.

Nga MPJ informojnë se deri më tani janë evakuuar gjithsej 4879 persona, nga të cilët 139 janë sauditë, ndërsa të tjerët janë nga 96 vende të botës, duke përfshirë Europën, ShBA-në. Nga rajoni ynë, përveç Maqedonisë së Veriut, janë evakuuar shtetas edhe nga Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Ministria e Punëve të Jashtme monitoron me kujdes zhvillimin e situatës në Sudan dhe është në komunikim me vendet që kanë përfaqësitë e tyre diplomatike konsullore në vend. Me këtë rast, apelojmë te qytetarët tanë që ndodhen në territorin e Sudanit që ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi në numrin e telefonit +971 56 441 7532 dhe adresën elektronike abudabi@mfa.gov. mk, Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro në numrin e telefonit +201033615542 dhe adresën elektronike cairo@mfa.gov.mk, si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në telefonin SOS + 389 75 273 732 dhe e-mailin në vijim: globalsos@mfa.gov.mk”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Exit mobile version