Site icon PORTALB

Kina paralajmëroi “pasoja të rrezikshme” nëse kritikohet për Tajvanin

Kinë, Kina

Flamuri kinez

Kina ka thënë se kritikat ndaj saj për çështjen e Tajvanit, do të rezultojnë me pasoja të rrezikshme. Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, ka paralajmëruar të premten se Pekini është “forcë në rritje për paqe dhe drejtësi”, transmeton REL.

Dy javë më parë, Kina ka nisur stërvitje treditore ushtarake rreth Tajvanit – duke simuluar sulme të shënjestruara dhe bllokadë të ishullit – si përgjigje ndaj një takimi që ka zhvilluar presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen, me udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy.

“Së fundi, ka pasur retorikë absurde, me akuza ndaj Kinës për ndryshim të njëanshëm të status quo-së rreth Ngushticës së Tajvanit, përmes forcës së mashtrimit dhe prishjes së paqes dhe stabilitetit në atë rajon”, ka thënë Qin në një forum për modernizim të Kinës.

“Pretendime të tilla janë kundër botëkuptimit bazik për marrëdhënie ndërkombëtare dhe drejtësi historike”, i ka thënë ai një audience në Shangai.

“Kjo logjikë është absurde dhe pasojat janë të rrezikshme”.

Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj dhe është zotuar se do ta kontrollojë këtë ishull një ditë, qoftë edhe përmes forcës.

“Çështja e Tajvanit është në thelb të interesave të Kinës”, ka vazhduar ai.

“Ne nuk do të zmbrapsemi kurrë ndaj çfarëdo akti që minon sovranitetin dhe sigurinë e Kinës. Ata që luajnë me zjarrin për Tajvanin, në fund do të digjen vetë”.

Raportet mes Kinës dhe Tajvanit

Exit mobile version