Site icon PORTALB

Liga e Kampionëve e UEFA-së në pritje të gjysmëfinalistëve

Liga e Kampioneve

Liga e Kampionëve

Ndeshjet kthyese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-së do të fillojnë nesër, raporton Anadolu.

Në turneun numër një të futbollit evropian nesër dhe të mërkurën, më 19 prill, do të zhvillohen ndeshjet kthyese të çerekfinales, pas së cilave do të përcaktohen gjysmëfinalistët.

Manchester City ka një avantazh prej tre golash, kurse Interi dhe kampioni i fundit Real Madridi nga dy, si dhe Milani ka një avantazh prej një goli.

Programi i ndeshjeve që do të fillojnë në ora 21:00 është si në vijim:

E martë:

Chelsea (Angli)-Real Madrid (Spanjë) (0-2)

Napoli (Itali)-Milan (Itali) (0-1)

E mërkurë:

Bayern Munich (Gjermani) – Manchester City (Angli) (0-3)

Inter (Itali) – Benfica (Portugali) (2-0)

Exit mobile version