Site icon PORTALB

Tetë ditë paraburgim i është caktuar anesteziologut nga spitali i Tetovës

Spitali i Tetovës, foto: Portalb.mk/Fisnik Xhelili

Spitali i Tetovës, foto: Portalb.mk/Fisnik Xhelili

Me propozim të Prokurorisë nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, për mjekun 43-vjeçare anesteziologun nga Tetova është caktuar masë paraburgimi prej tetë ditësh,i cili ka incizuar dhe transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale pacientët dhe personelin mjekësor, transmeton Portalb.mk.

Përcaktimi i masës vjen pasi Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka iniciuar procedurë ndaj të akuzuarit për veprat penale “punë nga pakujdesia në shërbim” si dhe “incizim i paautorizuar” nga neni 152 paragrafi 2 i Kodit Penal.

“Me datë 15.04.2023, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, V.D.(43) nga Odri, Tetovë, i është caktuar masa e paraburgimit tetë ditë dhe i njëjti do të mbahet në Burgun e INP“Shkup”, për vuajtje të paraburgimit”, informoi SPB Tetovë.

Menjëherë para privimit të lirisë V.D. nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë rastin e ka raportuar drejtori i spitalit.

Dy ditë më parë në rrejtet sociali qarkulloi një video ku shihet anesteziologu i punësuar në repartin për pastrim në Gjinekologji, në Spitalin Klinik të Tetovës, ka incizuar gratë – paciente në njërën nga sallat e spitalit, dhe ka publikuar ato drejtpërdrejtë në rrjetin social TikTok.

Exit mobile version