Site icon PORTALB

Rita Ora do të performojë në “Eurovision”

Rita Ora

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, do t’i performojë disa prej hiteve më të mëdha të saj, në gjysmëfinalen e “Eurovisionit” që do të mbahet muajin e ardhshëm në Liverpool të Anglisë, ka konfirmuar vetë “Eurovisioni”, raporton Koha.net.

32-vjeçarja do të jetë një nga disa yje që do të performojnë në mbrëmjet e mëdha, si mysafire speciale. Pos Orës, në skenën e madhe do të performojnë edhe Rebecca Ferguson dhe ish-përfaqësuesit e Ukrainës në këtë garë, si Alyosha dhe Mariya Yaremchuk.

Britania e Madhe u zgjodh si vend nikoqir në emër të Ukrainës, që fitoi më 2022, e që s’mund ta organizojë garën e madhe të muzikës, për shkak se vendi po përballet me agresionin rus.

“Eurovision 2023” do të mbahet në periudhën 9-13 maj.

Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Duje” të kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.

Exit mobile version