Site icon PORTALB

Të rinjtë kanë edhe shtatë ditë kohë të të regjistrohen në trajnimin për vizualizimin e të dhënave në Strumicë

Gazetari i shquar i New York Times, Robert Gebeloff në trajnimin e parë të mbajtur në shkurt në Shkup; Foto: Meta.mk

Gazetari i shquar i New York Times, Robert Gebeloff në trajnimin e parë të mbajtur në shkurt në Shkup; Foto: Meta.mk

Të rinjtë nga rajoni i Vardarit dhe ai Juglindor kanë edhe shtatë ditë të tjera për t’u regjistruar në trajnimin për Gazetari të bazuar në të dhëna dhe vizualizim të të dhënave, i cili do të mbahet në Strumicë nga 26 deri më 28 prill. Afati i fundit për regjistrim është deri më 17 prill dhe në trajnim mund të marrin pjesë të gjithë gazetarët e interesuar dhe të rinjtë nën moshën 29 vjeç. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në këtë link, transmeton Portalb.mk.

Përveç pjesëmarrjes në trajnimin treditor, të rinjtë që aplikojnë do të kenë mundësi të përzgjidhen për praktikë njëmujore në një nga tre mediat e Fondacionit Metamorfozis – Meta.mk, Portalb.mk ose Vistinemer. mk gjatë verës. Gjithashtu, dy të rinjtë që marrin pjesë në katër trajnimet e organizuara nga Fondacioni Metamorfosis dhe ICFJ do të kenë mundësinë të udhëtojnë për një vizitë studimore në selinë e ICFJ-së në Uashington, SHBA.

Instruktor i trajnimit treditor do të jetë gazetari i shquar i “New York Times”, Robert Gobeloff, i cili jep njëkohësisht edhe ligjëron gazetarinë e të dhënave në Fakultetin për gazetari në Universitetin Kolumbia në Nju Jork. Përveç Gebelof, trajnerë do të jenë edhe Goran Rizaov dhe Bojan Bllazhevski, redaktorë në Agjencinë e Lajmeve Meta.

Trajnimi që do të zhvillohet në Strumicë është pjesë e programit “Gazetaria për gjeneratën e re: Programi i trajnimit për media” të Fondacionit Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (ICFJ), me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Exit mobile version