Site icon PORTALB

Vasko Kovaçevski dha dorëheqje nga drejtori i EMV-së

Vasko Kovaçevski, foto: Qeveria e RMV-së

Vasko Kovaçevski, foto: Qeveria e RMV-së

Vasko Kovaçevski ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të përgjithshëm të SH.A. “Elektranat të Maqedonisë së Veriut” (EMV), transmeton Portalb.mk.

Vasko Kovaçevski dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit DimitarKovaçevski.

Gjatë konferencës për shtyp në Qeveri për raportin vjetor të SH.A. EMV për vitin 2022, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Vasko Kovaçevski ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

“Qeveria do të rekomandojë që drejtor i ri të zgjidhet Vasko Stefanov, menaxher i logjistikës teknike, me përvojë të madhe”, tha kryeministri.

Vasko Kovaçevskin u emërua drejtor i përgjithshëm i EMV-së në korrik 2019.

Exit mobile version