Site icon PORTALB

Edi Rama rrahet me moderatorin Ardian Krasta?

Adi Krasta

Adi Krasta

Mediat në Shqipëri bëjnë të ditur se Kryeministri Edi Rama dhe moderatori Ardian Krasta janë gjuajtur me pjata dhe pirunj në një restorant. Sipas njoftimeve, kjo thuhet se ka ndodhur për shkak të kritikave të Krastës në Adresë të shefit të qeverisë shqiptare.

Kryeministrin Edi Rama e ka zënë sherri me moderatorin Adi Krasta. Sipas portalit “Ekspres.al”, dhe te perditshmes “Rilindja Demokratike” dy ditë më parë qytetarë të Tiranës janë bërë dëshmitarë të një zënke që ka ndodhur në një ambient publik dhe mjaft të frekuentuar në Tiranë. Kryeministri Rama dhe prezantuesi i mirënjohur i spektakleve, Adi Krasta kanë debatuar dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit me çfarë kishin mbi tavolinat e tyre.

Sipas këtyre mediave, ngjarja ka ndodhur në restorantin “Padam”, i cili ndodhet përballë ish-godinës së INSTAT-it në Tiranë dhe fare pranë Radio Televizionit Shqiptar. Si Rama edhe Krasta kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë në një darkë që ka organizuar Ministrja e Kulturës, Kumbaro në nderim të një prej personaliteteve të kulturës, i pranishëm në darkë.

Prania e Ramës ka qenë si Kryeministër, ndërsa Krasta është ftuar aty, pasi bashkëshortja e tij është këshilltare e Ministres së Kulturës. Krasta ka mbërritur në restorant i shoqëruar nga bashkëshortja e tij shumë minuta para se Kryeministri të arrinte në të njëjtin restorant. Ndërkohë që çifti Krasta është ulur në tavolinë, ka hyrë edhe Kryeministri me bashkëshorten e tij. Rama ka nisur të përdorë një fjalor banal në drejtim të Krastës duke e ofenduar dhe sharë atë, pasi sipas Ramës ai e kishte kritikuar publikisht. Por sic thote artikulli, Krasta nuk ka qëndruar duarkryq. Ai i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Kur Kryeministri ka parë se Krasta i është kundërpërgjigjur, gjë të cilën ai nuk e ka pritur, atëherë e ka gjuajtur Krastën me lugë, ndërsa përgjigja ka qenë me mjete rrethanore të Krastës me pirunj dhe pjata.

Situata është zgjidhur pas ndërhyrjes së të fuarve dhe kamarierëve.

Moderatori Adi Krasta ka mbajtur një qëndrim pro ndryshimit të qeverisë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.

Mirëpo vetëm pak muaj më pas, ai ka kritikuar një sërë fenomenesh negative të qeverisjes në televizonin “Agon”. Sipas mediave, ko si duket, nuk i ka pëlqyer Ramës./ Gazeta Express

Exit mobile version