Site icon PORTALB

SHBA-ja do të vendosë trupat e saj në 4 baza të reja në Filipine

Pentagoni, foto nga: Touch Of Light - Own work, CC BY-SA 4.0

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së (Pentagon) njoftoi se do të vendosë edhe 4 baza ushtarake në Filipine, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Pentagoni thuhet se katër bazat e reja Camilo Osias, Camp Melchor Dela Cruz, ishulli Balabac dhe aeroporti Lal-lo në Filipine janë përfshirë në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të zgjeruar në mbrojtje.

Krahas 5 bazave që janë përfshirë më parë në kuadër të kësaj, theksohet se në këto katër baza do të vendosen ushtarët amerikanë.

Më tej në deklaratë vihet në dukje se në rajonin e Indo-Paqësorit do të ketë bashkëpunim për sigurinë, ndihmat humanitare dhe fatkeqësitë natyrore.

SHBA-ja më parë ka ndarë një fond prej 82 milionë dollarë për të forcuar infrastrukturën e mbrojtjes së Filipineve.

Gjithashtu Washingtoni ofron mbështetje për vendet në rajon për të parandaluar Kinën në Paqësor.

Exit mobile version