Site icon PORTALB

Apeli e shfuqizoi aktgjykimin për “organizatorët e 27 prillit”: Veljanovski, Janakiesi, Ristovski dhe Atanasov në rigjykim

Veljanoski - Janakieski - Ristovski - Atanasovski

Veljanoski - Janakieski - Ristovski - Atanasovski

Gjykata e Apelit Shkup sot i pranoi ankesat e të akuzuarve Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski, e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe lënda rikthehet për rigjykim para shkallës së parë, njofton Portalb.mk.

Apeli i Shkupit thotë se Gjykata Themelore Penale është dashur ta shqyrtojë në masë më të madhe çështjen e dispozitave që kanë të bëjnë me amnistinë e ndjekjes penale.

Ndryshe, më 26 korrik të vitit 2021, Gjykata Penale e Shkupit i ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i ka dënuar me gjithsej 25 vjet burg, edhe atë:

Gjykatësi Ilija Trpkov, gjatë shqiptimit të aktgjykimit tha se shteti nuk mbrohet me rrahje të deputetëve, gjegjësisht sipas tij shteti nuk ndërtohet dhe mbrohet me dhunë.

ulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, ndodhi më 27 prill të vitit 2017, pasi nga shumica parlamentare, për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, gjegjësisht Talat Xhaferi. Sulmi ndaj Kuvendit, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë”.

Sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, të akuzuarit e dinin saktësisht se çfarë po bënin dhe vepruan me qëllimin e vetëm për të parandaluar formimin e një qeverie nga shumica parlamentare e siguruar tashmë.

Procesi gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend filloi në 21 shkurt 2020.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dorëzoi aktakuzën në Gjykatën Penale më 31 maj 2019 ndërsa u pranua më 31 janar 2020.

Në hetim u përfshinë edhe ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-zyrtari e inteligjencës Nikolla Boshkovski, por procedura për ta u ndal derisa ata të viheshin në dispozicion të agjencive të zbatimit të ligjit.

Exit mobile version